‘Ajo’ mban koncert në Londër, prezantoi vlerat e popullit shqiptar përmes tingujve të Jazz-it

24 Shkurt, 2020 - 7:27 pm

Vjollca Robelli Mripa ka mbajtur koncert në njërën nga qendrat më unike të artit në Londër, ku është prezantuar me projektin ‘Besa’, shkruan KultPlus.

‘Rich Mix’, skena ku ka performuar Mripa, njihet si një nga qendrat më dinamike e më të famshme të artit në qytetin e Londrës.

Mripa ka ndarë emocionet e kësaj nate me ndjekësit e saj në rrjetin social Facebook, ku shprehet të jetë shumë e lumtur me emocionet që ka arritur t’i ngjallë tek publiku.

Një interpretim që emocioni të gjithë të pranishmit, me këngë e tekste që trajtonin natyrën dhe vlerat e shqiptarëve.

‘Mbrëmë në mes të Londrës, u ndjeva shumë krenare të ndogjoja kushërirën time Vjollca, që mbajti koncert me muzikën e bukur shqipe. Zëri i saj ka një ciltërsi që e shpreh shumë bukur fuqinë dhe emocionin. Energjia e saj të mbërthen dhe të deporton në në një muzikë sa të ndërthurur edhe aq të thjeshtë, origjinale dhe e vërtetë’, shprehej Eliana Penn.

Mripa ndër të tjera është shprehur e privilegjuar që ka pasur rastin të performoj në një nga vendet më pretigjioze të artit në Londër, njëherit edhe vendi i preferuar i saj.

‘Kënaqesi që kemi mund me i sjell storiet e vendlindjes pranë audiencës se ndryshme në Londër’, është shprehur Mripa në statusin e saj në Facebook. / KultPlus.com

Të ngjajshme