Alberta Troni dhe Ana Lushi me koncert në Itali për 20 vjetorin e Çlirimit të Kosovës

9 Qershor, 2019 - 4:00 pm

Me rastin e 20 vjetorit tё Çlirimit tё Kosovёs Ambasada e Kosovёs nё Itali, nё bashkёpunim me artistet Alberta Troni – piano dhe Ana Lushi – soprano, organizojnё koncert tё muzikёs artistike, përcjellë KultPlus.

Koncerti do tё mbahet nё Teatro Torlonia – Teatro di Roma me 12 qershor nga ora 19:00. Koncerti i dedikohet ditёs sё ҁlirimit tё Kosovёs, ku pianistja Alberta Troni nё bashkёpunim me Sopranon Ana Lushi e cila pёr vite tё shumta jeton dhe vepron nё Roma -Itali do tё sjellin njё program tё bukur artistik.

Programi i koncertit do tё ketё koncept tё gjysmё recital pianistik me vepra nga F. Liszt, F. Chopin dhe M. Kaҁinari dhe pjesa tjetёr do tё jenё arie nga Cavalleria Rusticana – “Romanza e Scena”, Chopin Tristesse.., Verdi Aida – Grande scena di Amneris , si dhe pjesa tjetёr e programit do tё ketё vepra nga kompozitorё shqiptar Prenk Jakova, Mark Kacinari dhe këngё tё pёrpunuara si ‘Kenke nuri i bukurisё’, ‘Un’ o ty moj tё kam dashtё!’.

Koncerti ka karakter festiv dhe shёnon njё datё tё rёndёsishme nё historinё e shtet ndёrtimit tonё. / KultPlus.com

Të ngjajshme