Albumi i ri i Ed Sheeran, vizioni i tij për jetën

29 Gusht, 2021 - 12:28 pm

Ed Sheeran ka njoftuar hollësitë e albumit të tij të ri “=” (Equals), që do të publikohet më 29 tetor nga Asylum Records.

Së bashku me njoftimin, Ed Sheeran publikoi gjithashtu një këngë të re, “Visiting Hours”, e përfshirë në album së bashku me një performancë video.

“=”, albumi i katërt në serinë e titulluar me simbole matematikore, është vepra më e plotë e Edit, një artist në evolucion të vazhdueshëm, i cili nuk pushon së kërkuari mënyra të reja.

Është një koleksion këngësh që janë kompozuar në harkun kohor të katër viteve, pas publikimit të albumit fitues i shumë çmimeve “ö” (Divide), ku Sheeran thekson përvojat e fituara dhe njerëzit që takoi gjatë eksplorimit të dritëhijeve të ndryshme të dashurisë (“The Joker And The Queen”, “First Times”, ‘”2step”), të humbjes (“Visiting Hours”), të elasticitetit (“Can’t Stop The Rain”) dhe të atësisë (“Sandman”,”Leave Your Life”), ndërsa analizon karrierën dhe realitetin e tij (“Tides”).

Nga pikëpamja muzikore “=” përfshin të gjithë botën e tij: nga këngët klasike me kitarë me balada të përjetshme, deri në momentet më euforike dhe me një prodhim më të ndërlikuar, siç është kënga e parë që lëshoi ​​këtë verë, “Bad Habits”.

Vizioni personal i Sheeran për jetën shprehet i gjithi në “=”.

“=” (Equals) është një album shumë personal dhe do të thotë shumë për mua. Jeta ime ka ndryshuar shumë vitet e fundit, u martova, u bëra baba, humba miq dhe në album unë reflektoj për të gjitha këto. Unë e shoh atë si një album pjekurie dhe mezi pres ta ndaj me të gjithë ju”, komentoi Sheeran.

I shkruar dhe regjistruar në Suffolk, Londër, Suedi dhe Los Angeles, albumi u prodhua nga FRED (No. 6 Collaborations Project), Johnny McDaid (Divide) dhe vetë Sheeran, me kontribute shtesë nga Steve Mac, Joe Rubel, Amy Wadge , Foy Vance, Elvira Anderfjard, David Hodges, Andrew Watt, Lou Bell, Natalie Hemby dhe Ben Kweller.

Kopertina e albumit është një ansambël i gjallë fluturash që simbolizojnë një “jetë të re”, lajtmotivi i albumit, i pikturuar në një vizatim abstrakt i bërë nga Ed Sheeran. / KultPlus.com

Të ngjajshme