Alicia Keys i shkruan kujtimet për shtëpinë botuese të Oprah Winfrey

14 Mars, 2019 - 5:30 pm

Superylli i R&B, Alicia Keys është duke i shkruar kujtimet e saj të para të cilat e detajojnë historinë e jetës së saj.

Ylli i hitit “Empire State of Mind”, emri i vërtetë i së cilës është Alicia Augello Cook, e ka nënshkruar një marrëveshje me zyrtarët në “An Oprah Book”, shtëpinë e re botuese të Oprah Winfrey, Flatiron Books, për ta publikuar “More Myself” këtë nëntor.

Image

“Nuk mund të besoj se kjo po ndodh!”, shkroi Alicia në një postim në Twitter.

“Motra ime, mentori dhe vetë MBRETËRESHA më ndihmuan ta ndaja udhëtimin tim! Faleminderit @Oprah që më mundësove ta ndaja të vërtetën si librin e parë të shtëpisë suaj të re botuese dhe që më sfidove të bëhem MË SHUMË VETJA”.

Duke e ndarë edhe vetë lajmin për librin, Oprah shkroi, “@aliciakeys ka naviguar me qendrën e vëmendjes dhe presionet e famës duke e ruajtur një shpirt modest e të bukur. Jam e nderuar që ajo më zgjodhi mua që ta ndajë historinë e saj personale #MoreMyself përmes shtëpisë sime të botimeve. Atë mund ta lexoni më 5 nëntor, ndërkohë që është në dispozicion për para-porositje tani”.

Botuesit pretendojnë se autobiografia do t’u ofrojë fansave një “perspektivë 360-shkallëshe” në jetën e saj, kur ajo ishte rritur në lagjen e ashpër të Hell’s Kitchen në New York dhe po e zhvillonte talentin e saj si pianiste dhe këngëtare e trajnuar në mënyrë klasike, kur e kishte nënshkruar kontratën e saj të parë në moshën 15-vjeçare.

Ajo u bë e famshme me albumin e saj debutues të vitit 2001, “Songs in A Minor”, i cili i fitoi pesë Grammy Awards. Që nga ajo kohë ajo i ka shtuar edhe 10 albume të tjera në diskografinë e saj mbresëlënëse.

“More Myself” ka të ngjarë të ofrojë detaje për vendimin e 38-vjeçares që të mos e përdorë grimin në vitin 2016, si pjesë e udhëtimit të saj drejt vetë-fuqizimit dhe për t’u zhytur në martesën e saj me yllin e hip-hopit Swizz Beatz, babanë e dy bijve të saj, Egypt, tetë vjeç, dhe Genesis, katër, si dhe rrugën e saj turbulente të bashkë-prindërimit me ish-gruan e producentit, këngëtaren Mashonda, me të cilën ai e ndan djalin 12-vjeçar Kasseem Dean, Jr, shkruan KOHA Ditore.

Swizz dhe Mashonda, e cila më parë e akuzoi Alicia që ia kishte vjedhur bashkëshortin, e përmbyllën shkurorëzimin e tyre në vitin 2010, pak para se ai të martohej me Keys.

Të fundit

Të ngjajshme