Anita Bitri dhe zëri i saj që nuk harrohet

26 Gusht, 2018 - 10:58 pm

Anita Bitri, ishte një nga zërat më të mirë të skenës shqiptare. “S’ka formulë në dashuri”, “Lulet e majit i çel në janar”, “Dashuria e parë”, “Mos u nxito, mos u gabo” e shumë të tjera janë hite dhe këngë të pavdekshme, të cilat këndohen e dëgjohen edhe sot.

Jeta e saj u pre tragjikisht nga asfiksimi prej monoksidit të karbonit në moshën 38-vjeçare. Para se të ikte nga kjo botë Anita kishte regjistruar një album të ri me titull “Çdo gjë është e mundur” dhe kishte në plan të bënte një turne në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni për ta promovuar atë.

Ajo po punonte edhe për një album në anglisht. Madje këngëtarja kishte regjistruar edhe një këngë me vajzën e saj të vogël.

Ti je shumë larg meje, të lash unë në vetmi
Mos mendo se zemra, pa ty më ka gëzim
Këtu jam pa ty, një trup unë e pashpirt
Dhimbja është e madhe, atë e di dhe ti

Deti është i kaltër, atë shumë mirë e di
Puthja është e ëmbël, atë ma fale ti
Ndarja është e hidhur, oh sa pa kuptim

Sa njerëz dashurojnë, s’e ruajnë dot sekretin
Se s’mund ta fshehin detin
Ndaj dhe shoqet më ngacmojnë, dhe kanë për ty
i dashur një qortim
Përse të jesh ti akoma anonim./ KultPlus.com

Të ngjajshme