займ на карту онлайн потребительский кредит

Bebe Rexha bën një gjest human, ia dhuron albumin e saj vajzës që iu dogj shtëpia

15 Janar, 2021 - 5:03 pm

Këngëtarja me origjinë shqiptare me famë botërore Bebe Rexha njihet për aktivitetin e saj humanist e bamirës, por dhe mbështetjen për fansat e saj.

Pikërisht një fanse i ka shkruar në Twitter, se i ishte djegur shtëpia e bashkë me të dhe disku i këngëve “All your fault”, një album i vogël i këngëtares së famshme.

Sapo ka parë këtë status, këngëtarja shqiptare i ka kthyer përgjigje duke i thënë se ka ende disa disqe “AYF (All of your fault)” në shtëpinë e saj, dhe do t’ia dërgojë një të ri të firmosur.

“Bebe të lutem lexoje këtë, të lutem. Shtëpia ime u dogj këtë të hënë dhe jam e shkatërruar, kam humbur gjithçka dhe kam humbur diskun tim AYF. Unë jam aq e trishtuar, sepse ishte i preferuari im, me të vërtetë”, ka qenë mesazhi i shkruar nga fansja.

Ndërkohë Bebe Rexha i është përgjigjur: “O Zot i madh. Unë mendoj se kam një disk AYF në shtëpinë time. Më lër të të dërgoj një. Dhe unë do ta nënshkruaj atë. Më vjen shumë keq për atë që ka ndodhur”. /dp/ KultPlus.com

Të ngjajshme