Anjeza Shahini e risjellë këngën e Eurovizionit në Londër (VIDEO)

21 Gusht, 2017 - 10:19 pm

Anjeza Shahini e ka risjellë këngën e njohur “The Image of You” në Londër.

Përfaqësuesja e parë e Shqipërisë në Eurovizion, dhe një ndër rezultatet më të mira të Shqipërisë në finalen e kësaj gare, Anjeza Shahini, e ka risjellë hitin e saj në EuroStarz në Londër.

Para pak ditësh Anjeza ka kënduar këngën me të cilën në vitin 2004 morri pjesë në Eurovizion, asokohe në Turqi, shkruan KultPlus.

Pos këngës së saj, ajo ka kënduar edhe “Puppet on a String” në koncertin ku marrin pjesë emra të njohur pjesëmarrës në Festivalin Evropian të Këngës – Eurovizion.

Pos Anjezës, edhe Rona Nishliu ka hyrë në dhjetëshen më të mirë në Eurovizion, kjo në vitin 2012-të. Anjeza, në anën tjetër, u pozicionua e shtata në vitin 2004. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme