Ansambli ‘Gjilani’ fiton vendin e parë në Festivalin Ballkanik Kumanovë 2021

25 Tetor, 2021 - 1:30 pm

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Gjilani” është kthyer nga Kumanova ku ishte pjesëmarrës në Festivalin e –I-rë Ballkanik  ,,BALLKAN FEST 2021” në Kumanovë te Maqedonisë se Veriut.

Ansambli ,,GJILANI” pati paraqitje të suksesshme dhe nga juria profesionale u vlerësua me vendin e –I-rë , me ç’rast i falënderojmë jurinë për vlerësimin.

Para një publiku të shumtë e artdashës , u interpretuan valle  burimore e koreografike, dhe këngë te përzgjedhura nga këshilli artistik i Ansamblit, me veshje kombëtare dhe kolorit të shkëlqyer dhe u prit  jashtëzakonisht mire nga publiku.

Në këtë ngjarje kulturore Ansambli i Këngëve dhe Valleve ,,GJILANI” është paraqitur krahas shume vendeve pjesëmarrëse dhe janë vendosur kontakte të shëndosha me të gjitha Ansamblet dhe grupet e të gjitha shteteve të tjera.

Kjo pjesëmarrje e Ansamblit Gjilani në këso lloj ngjarjesh kulturore konsiderohet shumë e dobishme për shkëmbimin e eksperiencave te të rinjtë ku iu dha mundësia që të shkëmbejnë përvoja dhe vizione të ndryshme mes tyre.

Pjesëmarrja e Ansamblit si përfaqësues i Komunës së Gjilanit dhe Republikës së Kosovës ishte jashtëzakonisht e suksesshme dhe dinjitoze.

Falënderim i veçantë për organizatoret ne krye me drejtuesin artistik të festivalit Z.Ilir Latifi për organizimin e shkëlqyer dhe pritjen e jashtëzakonshme.

Pjesëmarrja e  AKV “Gjilani” në këtë Festival është mundësuar nga kontributi i jashtëzakonshme i anëtarëve te ansamblit dhe Komuna e Gjilanit – Zyra e Kryetarit Z.Lutfi Haziri -Drejtoria për Kulturës, Rinisë dhe Sport.

Falënderojmë gjitha institucionet lokale dhe qendrore për mbështetjen e Ansamblit dhe Aktiviteteve te tilla, me synimin qe te ruhen dhe te kultivohen vlerat e tona tradicionale dhe shpirtërore, me shpresën që në të ardhmen mbështetja do te jete edhe me e fuqishme./KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme