Ansambli Nacional i këngëve e valleve popullore shqiptare triumfojnë në Festivalin Ndërkombëtar në Stamboll

14 Gusht, 2022 - 4:02 pm

Ansambli Nacional i këngëve e valleve popullore shqiptare nga Maqedonia e Veriut kanë arritur që të triumfojnë në edicionin e 23-të të “Festivalit Ndërkombëtar të Kulturës dhe Artit në Stamboll”, shkruan KultPlus.

Shkodran Tolaj ka thënë se ky është një moment i bënë ata tejet të lumtur dhe krenarë të gjithëve.

“Fillimisht më duhet të cek se festivalet garuese janë jashtëzakonisht të rëndësishme për institucionet e reja të cilat kanë nevojë për të promovuar veten duke perfaqësuar vlerat më kulminante folklorike te kombit. Kështu për një vit ansambli sjell tre çmime ndërkombëtare të para për shtetin e Maqedonisë së Veriut.

Në gusht 2021 pjesëmarrja jonë e parë në garë ishte në Veliko Trnovo në Bullgari ku morën çmim të parë! Sivjet në qershor morëm çmim të parë në Budapest- Hungari që shquhet si nga festivalet më serioze të folkloristischere. Dhe ja ku jemi bashkë për të folur për suksesin e radhës atë të 6 gushtit dhe triumfin e madh në Turqi”, thotë tutje Tolaj.

Rreth 1000 artistë pjesëmarrës kanë krijuar një garë të fortë në mes 25 shteteve! Pra në këtë garë kanë marrë pjesë shtetet nga më të fuqishmet si Gjeorgjia, Meksika, Argjentina, Polonia, Qipro Veriore, Sllovakia, Jordania e shumë të tjera.

Motoja e tyre ”Shqiptarët po vijnë” mori kuptim të vërtetë kur në mesin e 25 shteteve, paraqitjet dinjitoze të artistëve nga data 27 korrik deri më 7 gusht, disciplina e punës dhe niveli profesional i programit u vlerësuan nga anëtarët e jurisë, të cilët unanimisht vendosën që çmimi i parë të ndahet për Ansamblin shqiptar. 

Festivali në Stamboll, llogaritet si Eurosongu i valles apo kampioni botëror i vallëzimit ku 8 herë është përzgjedhur si festivali me i mirë në botë dhe kjo tregon rëndësinë e festivalit dhe rëndësinë e këtij çmimi. /KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme