Armend Rexhepagiqi mban koncert sonte në Prishtinë, rikthehet me “Dashni e vjetër”

19 Korrik, 2025 - 3:50 pm

Një nga emrat më të dashur dhe më të respektuar të muzikës shqiptare, Armend Rexhepagiqi, ngjitet sonte në skenë për një mbrëmje të veçantë muzikore, të titulluar “Dashni e vjetër”, që do të mbahet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Ky koncert shënon një rikthim të rrallë të kantautorit në skenën muzikore, duke sjellë jo vetëm emocionet e hiteve të pavdekshme si “Dashurinë ku e kam”, “Ti nuk më meriton”, “Shkel”, por edhe tingujt e rinj të albumit më të fundit, me po të njëjtin titull – “Dashni e vjetër”. Në këtë album përfshihen këngë të reja si: “Kutia e zezë”, “Boll m’ke dalë”, “Dyfish ma pak”, “S’o dashni”, “Ma ke n’alë” dhe “Krejt Prishtinën për ditëlindje”.

Në prag të koncertit, Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e nderoi artistin me mirënjohje dhe statujën simbolike “Hyjnesha në Fron”, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në pasurimin e kulturës muzikore dhe artistike të vendit./KultPlus.com

Të ngjajshme