займ на карту онлайн потребительский кредит

“As s’u puthëm as s’u prekëm, nuk e dinim ç’është me dashtë, shkonim në shkollë vinim tok” (VIDEO)

18 Janar, 2021 - 11:07 pm

“Simpatia”, është njëra ndër këngët që ka shoqëruar rininë shqiptare kudo që ishin në kohërat më të vështira. Kjo këngë e cila ishte bërë hit, është realizuar në vitin 1998 nga këngëtarja e njohur Edona Llalloshi në bashkëpunim me Memli Krasniqin, shkruan KultPlus.

Por, një rëndësi e veçantë në atë kohë i është kushtuar edhe teksteve të këngës, për ndryshim nga sot ku tekstet në të shumtën e rasteve as nuk kuptohen mirë.

Për tekstet e këngëve të artistëve në atë kohë kujdesin tekstshkrues profesionist apo poetë e shkrimtarë.

“Simpatia” është shkruar nga Fakete Rexha e cila sot nuk shkruan më tekste të këngëve por e kujton me nostalgji atë kohë.

KultPlus ju sjell tekstin dhe këngën “Simpatia” që edhe sot dëgjohet me shumë nostalgji:

Deri në flokë mbuloja trupin

të bëja zap mendimet e mia,
lidhesha fort për zemrën tënde

simpatia, simpatia.

As s’u puthëm as s’u prekëm ,
nuk e dinim ç’është me dashtë,
shkonim në shkollë vinim tok
90 ditë u ulëm bashkë,
rastësisht i prekëm gjunjët
natës gjumi deri në zemër
sërish nesër kur të takoja,
më zinte turpi që te ëndërroja.

Vetëm sytë t’i kujtoj,
të humbur në përgjërime
të gjelbër nën kaçurrela,
përmbi ballin tënd të bukur
seç ma fshehë emrin tënd
në ato ëndrra fëmirije,
sot i qeshëm, turp i djeshëm
nuk më njeh më simpatia.

Deri ne flokë mbuloja trupin

të bëja zap mendimet e mia,
lidhesha fort për zemrën tënde

simpatia, simpatia.

As s’u puthëm as s’u prekëm,
nuk e dinim ç’është me dashtë,
shkonim në shkollë vinim tok
90 ditë u ulëm bashkë,
rastësisht i prekëm gjunjët
natës gjumi deri në zemër
sërish nesër kur të takoja,
më zintë turpi që të ëndërroja.

Deri në flokë mbuloja trupin

të bëja zap mendimet e mia,
lidhesha fort për zemrën tënde

simpatia, simpatia .(x2)

As s’u puthëm as s’u prekëm,
s’dinim vallë se ç’eshte me dashtë,
shkonim në shkollë e vinim tokë,
90 ditë u ulëm bashkë.
Me rastësi i preknim gjunjët,
natës gjumi deri në zemër,
sërish nesër kur të takoja,
më zinte turpi që t’ ëndërroja.

Vetëm sytë t’i kujtoj
të humbur në përgjërime
të gjelbër nën kaçurrela
përmbi ballin tënd të bukur
seç ma fshehë emrin tënd
në ato ëndrra fëmirije
sot i qeshëm, turp i djeshëm
nuk më njeh më simpatia.

As s’u puthëm as s’u prekëm,
s’dinim vallë se ç’eshte me dashtë,
shkonim në shkollë e vinim tokë ,
90 ditë u ulëm bashkë.
Me rastësi i preknim gjunjët,
natës gjumi deri në zemër,
sërish nesër kur të takoja,
më zinte turpi që të ëndërroja.

Deri në flokë mbuloja trupin,
të bëja zap mendimet e mia,
lidhesha fort për zemrën tënde,
simpatia, simpatia. / KultPlus.com

Të ngjajshme