Automobili në të cilin u vra reperi legjendar Tupac shitet për 1.75 milionë dollarë

12 Janar, 2020 - 9:02 am

Makina BMW 750Li në të cilën më 7 shtator 1996 u vra reperi legjendar Tupac është në shitje për madje 1,75 milionë dollarë. Në derën e automobilit ka mbetur vendi i dukshëm ku ka goditur plumbi.

Ajo shërben si kujtesë e asaj që ka ndodhur në të vërtetë në këtë automobil.

Sulmi ndaj Tupac ndodhi në Las Vegas menjëherë pas meçit të boksit të Bruce Seldon kundër Mike Tyson.

Image

Derisa ky automobil po qëndronte në semafor, nga ana e djathtë u afrua një Cadillac i bardhë nga i cili vrasësi i qëlloi disa të shtëna në drejtim të udhëtarit të përparmë. Tupac u qëllua në gjoks, krah dhe kofshë. Ai vdiq gjashtë ditë më vonë si pasojë e plagëve, në moshën 25-vjeçare.

Deri më tani nuk është sqaruar se kush e urdhëroi vrasjen dhe kush e tërhoqi këmbëzën.

Për shkak të kësaj, të gjitha gjërat në lidhje me këtë reper po ngjallin interes të madh në ankande.

Ky automobil ishte në pronësi të disa pronarëve pas vrasjes, ndërsa i fundit e rindërtoi plotësisht. Pronari i ri i veturës gjithashtu do të pajiset me dokumentacionin që e dëshmon historinë e makinës.

Vetura është ende e zbukuruar me lëkurë të zezë nga brenda, motorin origjinal 5.4-litërsh dhe marsh automatik. BMW tani po shitet nga Celebrity Cars Las Vegas. Depozita për të gjithë blerësit e interesuar është 20.000 dollarë.

Është interesante që ky automobil u paraqit në emisionin “Pawn Stars” në vitin 2018 dhe atëherë u vlerësua me 1.5 milionë dollarë.

T’ju rikujtojmë, Tupac konsiderohet një nga reperët më me ndikim të të gjitha kohërave.

Deri më tani ai i ka shitur më shumë se 75 milionë pllaka./koha.net/ KultPlus.com

Të ngjajshme