Ava Max publikon videoklipin e këngës “Kings & Queens” (VIDEO)

27 Mars, 2020 - 1:27 pm

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max sapo ka publikuar këngën e saj më të re të titulluar “Kings & Queens”, shkruan KultPlus.

Kënga është mjaft ritmike dhe vjen e shoqëruar edhe me videoklip. Ndërsa paraqitja e Ava Max në këtë videoklip qëndron në kornizat e dukjes së saj, si gjithmonë mjaft interesante.

Këngëtarja dhe kompozitorja tashmë e njohur, mori famë të menjëhershme me këngën “Sweet but Psycho”, këngë e cila qëndroi në krye të toplistave në 17 shtete të botës.

Ava Max është rritur duke dëgjuar muzikën e këngëtarëve si Mariah Carey dhe Whitney Houston. Ajo ka cituar Madonnën, Gwen Stefan, Fergie, Britney Spears dhe Christina Aguilera si disa prej influencave të saj. / KultPlus.com

Të ngjajshme