Baritoni Shaban Behramaj nga viti i ardhshëm pjesë e ansamblit vokal CHOREOS në Gjermani

4 Dhjetor, 2023 - 9:14 pm

Baritoni i Filharmonisë së Kosovës, Shaban Behramaj, nga viti i ardhshëm do të jetë pjesë e ansamblit vokal CHOREOS nga Gjermania, shkruan KultPlus.

Lajmin e ka bërë të ditur baritoni Behramaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Shumë i lumtur që nga viti tjetër do të jem pjesë e ansamblit vokal nga Gjermania, ansambli CHOREOS.

Një rrugëtim ky i ri për mua, me shumë përformanca në Gjermani e shumë vende të tjera të botës”, ka shkruar Behramaj/KultPlus.com

Të ngjajshme