Bateristi legjendar Ringo Starr feston 80-vjetorin e lindjes

7 Korrik, 2020 - 6:59 pm

Ringo Starr, njëri nga anëtarët e grupit të famshëm “The Beatles” ka festuar sot ditëlindjen e 80-të. Për shkak të pandemisë u anulua festa që bateristi zakonisht e organizonte për miqtë me rastin e ditëlindjes së tij, shkruan KultPlus.

Starr thotë se këtë vit do të festojë ndryshe për shkak të pandemisë, megjithatë ai është i lumtur që gjendet mes miqsh.

Kujtojmë se ai së bashku me anëtarët tjerë të grupit kanë arritur majat në vitet 60-70 me shumë këngë dhe performanca që i kanë bërë të njohur kudo në botë. /KutlPlus.com

Të ngjajshme