займ на карту онлайн потребительский кредит

Bebe Rexha jep këshilla për ata që kanë probleme me ankthin

24 Korrik, 2019 - 10:00 am

Bebe Rexha ka një këshillë për fansat lidhur me ankthin. Rexha është njëra prej artisteve, e cila shpeshherë flet publikisht lidhur me problemet shëndetësore.

Këngëtarja së fundi përmes rrjetit Twitter, ka shkruar disa fjalë për ata që kanë probleme me ankthe.

“Është në rregull të keni ankthe dhe është një ndjenjë normale. Ditët e para do të jenë paksa të pakëndshme dhe kjo është në rregull. Dëgjoni muzikë gjatë rrugës. Pas pak ditësh do të jesh shumë më mirë. Mundohuni të mos gjykoni veten për ankthet dhe pranoni këtë ndjenjë. Puna do t’iu ndihmojë shumë. Ushqimi i shëndetshëm. Qëndroni me miqtë. Dëgjoni muzikë. Flisni me një terapist kur të mundeni”, ka shkruar ajo.

Përndryshe, “Harder” titullohet projekti i fundit muzikor nga Bebe Rexha, në bashkëpunim me Jax Jones.

Image

Të ngjajshme