займ на карту онлайн потребительский кредит

Bebe Rexha: Jam duke u rikthyer në ShBA, ndihem shumë e lodhur por zemra ime është e mbushur

3 Dhjetor, 2019 - 11:14 pm

Këngëtarja me famë botërore Bebe Rexha ishte ditën e djeshme në Shqipëri, në zonën e Bubqit. Bebe ishte nga të parët persona që u solidarizuan me situatën kaotike që u gjend Shqipëria pas tërmetit të fuqishëm, që preku vendin mëngjesin e 26 nëntorit.

Në takimin e djeshëm në Bubq, këngëtarja ishte e shoqëruar nga presidenti Meta dhe vizituan një shtëpie e cila kishte pësuar shumë dëme të mëdha materiale dhe pikërisht kjo shtëpi do të ndërtohet nga Bebe.

Ajo gjithashtu u shpreh se do të ndërtojë edhe një tjetër shtëpi si edhe një shkollë në atë zonë, duke u shprehur që edhe pse ka lindur në Amerikë ajo e ndjen veten Shqiptare. Takimi i saj në Bubq u mbyll me dhurimin e ëmbëlsirave në drejtim të fëmijëve, duke i lumturuar së tepërmi vogëlushët e vegjël në këto ditë shumë të vështira që po përjetojnë. Ditën e sotme me anë të një postimi në Twitter këngëtarja ka shkruar se po kthehet në Amerikë, por zemra e saj është e mbushur plot.

Postimi i plotë i saj:

“Jam duke u rikthyer në Shtetet e Bashkuara. Ndihem shumë e lodhur por zemra ime është plot”, ka shkruar ajo. / KultPlus.com

Të ngjajshme