Bebe Rexha shpërblehet me çmimin për bashkëpunimin më të mirë

27 Gusht, 2018 - 10:50 pm

Bebe Rexha ka fituar çmimin për bashkëpunimin më të mirë për këngën e saj “Meant to Be” në bashkëpunim me Florida Georgia Line, në iHeartRadioMMVAs, shkruan KultPlus.

“Faleminderit të gjithë atyre që më përkrahin në Kanada. Kjo është e mrekullueshme, nuk mund ta besoj që jam këtu. E dua Toronton dhe këtë çmimin do e vendos në shtëpinë time të re që posa e kam blerë. Prandaj, faleminderit shumë”, është shprehu ajo gjatë pranimit të çmimit.

Këngëtarja gjatë iHeartMusicRadio Much Music Video Awards, po ashtu ka performuar edhe dy këngët e saj “I’m a Mess” dhe “Meant to Be”.

Listën e plotë të fituesve në këtë mbrëmje mund ta gjeni këtu./KultPlus.com

Të ngjajshme