Billie Eilish gëzon artdashësit e saj, publikon këngën e re (VIDEO)

21 Janar, 2021 - 10:20 pm

Këngëtarja e njohur, Billie Eilish ka gëzuar fansat e saj nëpërmjet publikimit të këngës së saj më të re, shkruan KultPlus.

“Lo Vas A Olvida” mban emrin krijimtaria më e re e Eilish, e cila vie në një bashkëpunim me Rosalia.

Me gërshetimin e një teksti në gjuhën angleze dhe spanjolle, kënga që në shqip përkthehet si “Do ta harroni” ka karakter lirik për një dashuri të humbur.

Rosalia e kishte paralajmëruar këtë këngë në mars të 2019-s duke thënë se mezi priste të bashkëpunonte me Billie. / KultPlus.com

Të ngjajshme