Ozzy Osbourne, në një periudhë të rëndë shëndetësore

18 Shkurt, 2020 - 8:35 pm

Njëri ndër figurat më ikonike të hard rock, Ozzy Osbourne është duke e kaluar një periudhë të rëndë shëndetësore.

Këngëtari anuloi turneun e tij në Amerikën e Veriut për t’iu nënshtruar trajtimit të sëmundjes së tij.  Këngëtari planifikon të udhëtojë për në Zvicër për të adresuar problemet shëndetësore, përfshirë këtu edhe diagnozën e fundit të Parkinsonit.

Në një deklaratë në faqen e tij të internetit ai thotë se ky vendim do ta ndihmojë atë “të vazhdojë të shërohet nga probleme të ndryshme shëndetësore me të cilat është përballur gjatë vitit të kaluar”.

“Unë jam aq mirënjohës që të gjithë kanë qenë të durueshëm sepse kam pasur një vit mjaft të tmerrshëm. Fatkeqësisht, nuk do të arrij të shkoj në Zvicër për trajtim deri në prill dhe trajtimi zgjat gjashtë deri në tetë javë. Nuk dua të filloj një turne dhe më pas të anuloj shfaqjet në minutën e fundit, pasi kjo nuk është e drejtë për fansat” ka shkruar Osbourne.

Ai është shtruar në spital shpesh në muajt e fundit. Në tetor 2018 u trajtua për një infeksion staph, dhe më pas pësoi grip dhe bronkit në fillim të vitit 2019.

Ai gjithashtu u diagnostikua me “formën e butë” të sëmundjes së Parkinsonit, të cilën e zbuloi në janar. “Kam marrë një mpirje poshtë këtij krahu për operacionin, këmbët vazhdojnë të më ftohen,” tha ai.

Gruaja e Osbourne, Sharon, më parë kishte dhënë detaje për trajtimin e burrit të  saj:

“Ne kemi arritur në një pikë në këtë vend ku nuk mund të shkojmë më tej sepse kemi marrë të gjitha përgjigjet që mund të marrim këtu. Kështu që në prill, ne do të shkojmë te një profesionist në Zvicër. Ai do merret me marrjen e sistemit imunitar”

Albumi i ri i Osbourne, Ordinary Man, u publikua këtë javë, në bashkëpunim me Elton John, Post Malone, Travis Scott dhe Slash. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme