Bob Dylan i shet të gjitha të drejtat e këngëve të tij

7 Dhjetor, 2020 - 5:57 pm

Këngëtari dhe kompozitori amerikan, Bob Dylan i ka shitur kompanisë Universal Music Group, të gjitha të drejtat e krijimtarisë së tij muzikore.

Kjo marrëveshje përbën një nga blerjet më të mëdha në historinë e kompanisë Universal dhe nënkupton se kompanisë do t’i shkojnë të gjitha të hyrat nga këngët.

Aty përfshihen të hyrat që fiton Dylan si tekstshkrues dhe të drejtat mbi të gjitha këngët që ka krijuar deri tani.

Dylan, 79-vjeçar, është i njohur në gjithë botën për këngët The Times They Are A-Changin’, dhe Like a Rolling Stone.

Kompania Universal do të blejë rreth 600 këngë të tij, nga karriera prej gjashtë dekadave.

Kushtet e kontratës nuk janë bërë publike, mirëpo besohet se është në vlerë të qindra miliona dollarëve. /rel/ KultPlus.com

Të ngjajshme