“Bohemian Rhapsody” është kënga më e dëgjuar e shekullit XX

12 Dhjetor, 2018 - 9:00 am

Edhe pse në fillet e publikimit të saj konsiderohej se nuk do të kishte sukses për shkak të kohëzgjatjes, pjesëve operistike dhe tekstit për Galileon dhe Scaramouchen, “Bohemian Rhapsody” është shpallur edhe zyrtarisht si kënga më e dëgjuar e shekullit XX.

Kënga e “Queen” është lansuar në vitin e largët 1975 dhe besohet se vetëm gjatë këtij viti është dëgjuar mbi 1.6 miliard herë – kanë bërë të ditur nga kompania Universal Music Group.

“Bohemian Rhapsody” ka dalë përpara hitit të “Nirvana“, “Smells Like Teen Spirit” dhe këngës së “Guns ‘n’ Roses“, “Sweet Child O’Mine” dhe tash zyrtarisht është kënga më e dëgjuar e rokut klasik e të gjitha kohërave – transmeton Reuters.

Theksojmë se edhe filmi biografik për Freddie Mercuryn mban pikërisht titullin e kësaj kënge.

Pikërisht filmi, në të cilin rolin kryesor e luan Rami Malek, ia prezantoi gjeneratës së re muzikën e grupit legjendar “Queen”.

Pse javë pas lansimit, “Bohemian Rhapsody” u bë filmi më i madh muzikor biografik i të gjitha kohërave me përfitime prej afro 600 milionë dollarë.

Në javën e kaluar protagonisti kryesor i filmit u nominua për Golden Globe, ndërsa pritet të nominohet edhe për çmimin Oscar në muajin janar.

Nga Universal Music thonë se rezultati është fituar nga të dhënat e grumbulluara që para epokës digjitale, si edhe nga platformat, si Spotify, Apple Music, Deezer dhe shumë të tjera. /KultPlus.com

Të ngjajshme