‘CMT Music Awards 2021’ publikon datat

30 Prill, 2021 - 4:31 pm

”CMT Awards 2021”, ngjarje kjo e cila mbledhë yjet e mëdhenj të muzikës Country, këtë vit do të mbahet më 9 qershor, përcjell KultPlus.

CMT ka bërë të ditur se ngjarja do të mbahet për dy orë e gjysmë, mirëpo nuk ka dhënë detaje në lidhje me mënyrën e organizimit, duke marrë parasyshë situatën pandemike.

Ngjarja virtuale e vitit të kaluar, e cila u mbajt në tetor, po ashtu mirëpriti Maren Morris, Luke Bryan dhe Shania Tëain, gjersa interpretuan edhe yjet e muzikës pop si: Halsey dhe Noah Cyrus.

Fituesit e çmimeve janë të përcaktuar nga publiku, duke e bërë kështu “CMT Music Awards” shfaqjen e vetme të çmimeve muzikore që vendoset tërësisht nga votimi i fansave. / KultPlus.com

Të ngjajshme