“Dashuria nis me ty me ty mbaron, je kuptimi që merr dita sa fillon”

14 Shkurt, 2020 - 12:30 pm

Sot shënohet anembanë botës dita e të dashuruarve, e njohur si Shën Valentini, shkruan KultPlus.

Për dashurinë janë shkruar mijëra libra, poezi, janë kënduar mijëra këngë.

KultPlus po sjell sot njërën prej këngëve më të bukura shqipe, një lirikë e pastër e çila përçjell emoçion te shumë gjenerata.

Pirro Çako është i njohur për publikun shqiptar, si njëri nga tenorët më të shquar. Ai ka bërë një karrierë mjaft të pasur duke sjellë dy albume me këngë të bukura, sikurse kjo këngë që e bëri me këngëtaren Rovena Dilo.

Rovena Dilo është poashtu një këngëtare e shquar me karrierë të pasur. Zëri i saj unik u bë i dashur për publikun shqiptar. Ajo krijoi këngë si “Nëse natën vij” e të tjera, ndërsa bashkëpunimi me Pirro Çakon është një nga projektet më të mëdha të karrierës së saj. /KultPlus.com

Më poshtë interpretimi i Çakos dhe Dilos:

Të ngjajshme