займ на карту онлайн потребительский кредит

”Vitet ikin por në shpirt i ri po ndjehem, dashuri si ti nuk gjeta, në vite unë prapa kur kthehem”

15 Nëntor, 2019 - 6:30 pm

Grupi i njohur shqiptar ”Elita 5”, erdhën në tregun shqiptar në fillim të viteve të 90-ta, duke mbetur kështu ndër grupet më të njohura e më të dëgjuara në vendet shqipfolëse, shkruan KultPlus.

Njihen për tekstet e vecanta, ku përmes tyre i këndonin dashurisë, mallit, jetës etj.

Ndryshe, grupi Elita 5 ndër vite kanë sjellë hitet si “Al Kapone”, “Çmendem”, “Çka më ka syri”, “E urrej shiun” e shumë të tjera.

Në vijim, KultPlus ju sjell ”Vitet ikin”, një këngë që ishte dhe vazhdon të mbetet shumë e dashur për publikun shqiptarë e sidomos për adhuruesit e grupit.

Bashkangjitur gjeni videon dhe tekstin e këngës. / KultPlus.com

Vitet ikin
por në shpirt
i ri po ndjehem
dashuri si ti nuk gjeta
në vite unë
prapa kur kthehem

Erdhe vonë o dashuri
sikur të isha
dhjetë vjet më i ri
kjo këngë
si një roman tragjik
të don ty një mik
pa fund pa pikë

Kanë kalu vitet tani
nuk u bë atëherë
kur isha më i ri
njëzetë e pesë
në lule të rinisë
ndërsa unë
në prag të pleqërisë

Vitet janë numra
të tjerët thonë
ngushëllim për mua
në shpirtin tim
jeton qëmoti
të urrej se shumë të dua

Erdhe vonë o dashuri
sikur të isha
dhjetë vjet më i ri
kjo këngë
si një roman tragjik
të don ty një mik
pa fund pa pikë

Kanë kalu vitet tani
nuk u bë atëherë
kur isha më i ri
njëzetë e pesë
në lule të rinisë
ndërsa unë
në prag të pleqërisë

Të ngjajshme