David Bowie, një gjeni i rënë në Tokë

10 Janar, 2021 - 12:17 pm

Pesë vjet më parë, vdiq artisti kameleon dhe revolucionar, që fshiu kufijtë midis artit dhe jetës, një gjeni i rënë në Tokë, David Bowien.

David Bowie vdiq më 10 janar 2016, në moshën 69-vjeçare, në të njëjtën ditë kur u lëshua në treg “Ylli i Zi”, testamenti i tij artistik.

David Robert Jones, emri me të cilin ai u regjistrua në Brixton, South London, dëshmoi se një yll roku mund të jetë shumë më tepër sesa një roker dhe diçka ndryshe nga një yll.

Një karakter unik, i ndriçuar, i nxitur nga një kuriozitet i pashuar dhe një dëshirë e pandalshme për dije, pothuajse sikur të komunikojë atë ndryshim dhe zbulimi i së resë janë një metodë për vendosjen e rendit në kaos, David Bowie ishte dhe vazhdon të jetë një nga artistët më me ndikim në historinë e kulturës popullore, siç dëshmohet edhe nga një ekspozita e krijuar nga Muzeu “Victoria dhe Albert” në Londër.

Ai ishte një nga të parët që kuptoi se Rock’n’Roll mund të ishte shumë më tepër sesa muzika që i shpalli botës lindjen e të rinjve si një kategori shoqërore, për të kuptuar se ishte e mundur të dilnin përtej kufijve dhe konventave, që rreth muzikës ai mund të ndërtonte një univers të vërtetë të shenjave.

Madje edhe vdekja u shndërrua në diçka përtej së vërtetës së saj të pashmangshme, kur, të ballafaquar me veprimin e fundit, David Duncan Jones dhe David Bowie u bënë sërish i njëjti person./ ata/ KultPlus.com

Të ngjajshme