‘Dëgjoje pikëllimin që shpirtin ma copëton’ (VIDEO)

10 Korrik, 2021 - 10:00 pm

Elita 5 është pa asnjë dyshim grupi më emblematik i muzikës në Kosovë, veçmas rreth viteve 90-ta, shkruan KultPlus.

Elita 5 ka realizuar një mori këngësh, të cilat edhe sot e asaj dite vazhdojnë të mbesin shumë të kërkuara.

‘’Shiu vetëm ty të lagë’’, është një nga hitet e vitit 2014 qe ky grup kishte lansuar në treg. Një këngë që flet për dashurinë, pikëllimin, kohën e shiun, kap vëmendjen e çdo kujt që brenda tyre kanë qoftë edhe një histori të vockël dashurie.

KultPlus, këtu ju sjell tekstin dhe videon e kësaj kënge:

Në mes natës erdhe
ëndrrat mi prishe ti
për mua ishe e vdekur
e humbur ne gjithësi

Më lër të qetë të lutem
gjumin ti mos ma prish
qelqi nji herë thyhet
nuk ngjitet sërish

Dëgjoje pikëllimin
që shpirtin ma copëton
që bie bashkë me shiun
sytë mi mjegullon

Ti s’vjen
koha është ndaluar
unë qaj për ty
retë qajnë për ne

Ti s’vjen
koha është ndaluar
unë qaj për ty
retë qajnë për ne

Në qiellin e harruar
ku yjet nuk rrinë
kujtimi yt i zbehur
tretet nëpër shi

Ti s’vjen
koha është ndaluar
unë qaj për ty
retë qajnë për ne.

Teksti – Agron Rexha / KultPlus.com

Të ngjajshme