Dëmtimi i kordave të Steven Tyler shtyn pjesën tjetër të turneut të “Aerosmith”

1 Tetor, 2023 - 6:00 pm

 Lideri i “Aerosmith”, Steven Tyler, ka shfaqur probleme me kordat vokale, duke e detyruar grupin të shtyjë datat e mbetura të turneut deri në vitin e ardhshëm.

“Fatkeqësisht, problemi shëndetësor i Steven është më serioz sesa mendohej fillimisht”, tha “Aerosmith” në një deklaratë.

Mjeku i tij ka konfirmuar se përveç dëmtimit të kordave vokale, ai ka dhe një frakture në laring që kërkon kujdes të vazhdueshëm”, tha banda muzikore.

Tyler, 75 vjeç, kishte njoftuar më herët se kishte dëmtuar kordat vokale gjatë shfaqjes së tij të fundit me grupin më 9 shtator në Nju Jork, duke e penguar atë të performonte për 30 ditët e ardhshme.

Në atë kohë, Aerosmith shtyu gjashtë data të turneut.

“Aerosmith” u tha fansave se Tyler po merr trajtimin e duhur mjekësor për të siguruar që shërimi i tij të jetë i shpejtë.

Aerosmith nisi turneun me 40 shfaqje, i titulluar si turi i lamtumirës, në fillim të këtij muaji, duke filluar në Qendrën Wells Fargo të Filadelfias.

Turneu ishte planifikuar të zgjaste deri më 29 shkurt.

Grupi do të luante një koncert natën e Vitit të Ri në Boston, vendi ku “Aerosmith” u formua në vitin 1970./ KultPlus.com

Të ngjajshme