‘Diferenca je ti’ (VIDEO)

3 Gusht, 2023 - 11:45 pm

Pirro Cako dhe Elsa Lila kohë më parë kishin publikuar këngën “Diferenca je ti”, e cila shpejt u shëndrrua në një hit të kohës, shkruan KultPlus.

KultPlus këtu ju sjell tekstin si dhe videon e kësaj kënge e cila vazhdon të dëgjohet edhe sot nga adhurues të baladave:

Ajri ka filluar prapë të mungojë në dhomën time
Një ndjesi e re shtrëngon në krahëror
Por unë s´kam ndërmend të vuaj
Të premtoj e shtrenjta ime
Dhe pse e pranoj çdo ditë për ty mendoj

Si guxove pa me njojtur
Të më puthje atë natë
Unë kam patur frikë gjithmonë dhe nga shakatë
Ky veprim aq diabolik
Si sheqer u fut në gjak
dhe qelizat mi helmoi pak nga pak

Dashuritë e medha duke qeshur fillojnë si dhe vete komeditë
Pastaj qajnë papushim
derisa vdesin në fund
si te gjithë tragjeditë

A do mundem të dal të shpetoj
unë i gjallë nga kjo dreq histori?
Kur e di fare mire ti je vjeshta e artë
Kur e di fare mirë ti je dimri me shi

Kur e di diferenca per mua je ti

Unë për ty jam thjesht momenti
Nuk jam Zoti jam njeri
Perjetsinë, nuk e pranoj dot pa kufi
Por nuk vuaj nga manitë,
Më mjafton një buzëqeshje
Dhe pse të përgjoj çdo ditë,
Çdo natë në heshtje.

Nuk më vjen asnjë mesazh
Kam filluar të verbohem
Që kur s´ta dëgjoj më zërin po trishtohem
Nuk të lut askush të rrish
Nuk të ngut njeri të shkosh
Veç jepi vetes më shumë kohë të më kuptosh

Dashuritë e medha duke qeshur fillojnë si dhe vetë komeditë
Pastaj qajnë papushim
derisa vdesin në fund
si te gjithë tragjeditë

A do mundem të dal të shpetoj
unë i gjallë nga kjo dreq histori?
Kur e di fare mire ti je vjeshta e artë
Kur e di fare mirë ti je dimri me shi

Kur e di diferenca për mua je ti

Dashuritë pak a shumë janë të gjitha njësoj
diferenca je ti
Parandjenja më thotë mos të pres sa të vdes
ta provoj këtë ndjesi
Vetëm se kam shumë frikë të shpetoj unë i gjallë
nga kjo dreq histori
Kur e di ti je gjaku qe rrjedh brenda nëtrupin tim

Dashuritë e medha duke qeshur fillojnë si dhe vetë komeditë
Pastaj qajnë papushim
derisa vdesin në fund
si te gjithë tragjeditë

A do mundem të dal të shpetoj
unë i gjallë nga kjo dreq histori?
Kur e di fare mire ti je vjeshta e artë
Kur e di fare mirë ti je dimri me shi

Kur e di diferenca për mua je ti!
Kur e di fare mirë diferenca je ti!
Je vetëm ti!/ KultPlus.com

Të ngjajshme