“Purgatory” po rikthehet në Prishtinë

28 Korrik, 2019 - 1:46 pm

Dikur njiheshin në gjeneratën e tyre si djemtë e guximshem që po sillnin ndryshime në rininë shqiptare. Emëri i tyre artistik ishte “Purgatory”.

Ky grup shpejt u bë i njohur duke krijuar hite dhe treguan guxim si me përmbajtjen e këngëve te tyre ashtu edhe me paraqitje.

Po thenin tabut dhe po dilnin nga kornizat e një gjenerate të shtypur dhe të izoluar.

Këta ishin dikur djemt e rock bendit të mirnjohur të viteve 90-a, Purgatory.

Sikur edhe shumë rocker të tjera të asaj gjenerate dhe të viteve të 80-a, edhe grupi Purgatory u bashkua rrugëve të Prishtinës.

Largë luksit dhe kushteve të mira, në vitin 1992 nisen karrjeren e tyre grupi, fillimisht i përbërë nga dy anëtarët, Valon Gashi në kitarë dhe Veton Nushi ne keyboard, për tu bashkuar me pas edhe me disa artisë të tjerë të grupit si Valton Berisha – Solo Gitare, Enis Potoku – Vocal, Haxhi Berisha – Vocal, Faton Kika – Vocal, Faton Lahaj – aka: Dashi – Bas, Visar Rexha – Daulle, Berat Fejzullahu – Bass, Driton Ajeti – Daulle, Bekim Krasniqi – Ritëm Gitare.

Historia e tyre ngeli në kujtesen e kohës pasi të gjithë anëtarët ishin në diasporë. Fillimisht pas largimeve masive të rinisë kosovare bendi u shua në Kosovë por u ripërtrirë në Zvicër me iniciativen e Valton Bërishës ku edhe për një kohë vazhduan të përformojnë në diasporë.

Por në kohën e fundit ata janë bashkuar për të kujtuar kohërat e tyre të arta, keshtu edhe shfaqen në disa paraqitjë në rrjetet e tyre sociale.

E kjo afersi dhe lidhje e fortë qe e kanë ruajtur ndër vite si duke i ka motiviar që të rikthehen edhe një hërë në skenë se bashku për të kthyer të publiku nostalgjinë e hiteve të kohës.

Image

Gazeta Infokus ka kuptuar se disa nga anëtarët e bendit, ditë me parë janë takuar në Prishtinë e Basel të zvicrres dhe diçka janë duke planifikuar por nuk dihet se a do të jetë ndonjë koncert gjatë kësaj verë në Prishtinë apo do të fillojnë punomet e ndonjë albumi të ri ose kthimin e hiteve të tyre.

Nuk janë bërë të ditur shumë detaje por nga ajo qe kuptohet edhe nga postimet e gitaristit, Valton Berisha diçka është duke u bërë gati dhe vetëm pritet të publikohët.

Ndryshe, Grupi “Purgatory” është një prej rock bendeve kosovare më të pëlqyera të viteve 1990-ta. Hitet e tyre me të pelqyera të asaj kohë kanë qenë, ‘Largësia’, ‘Unë dhe ti’, ‘Jakup Ferri’, ‘Do t´i lutem qiellit’, ‘Shqiponjat’, ‘Sadija’, ‘Nëna’, ‘No Place for me in Heaven’, ‘Chaos – Kaosi’ dhe ‘Në stilin tonë’.

Të ngjajshme