Din Mehmeti reciton: Ajo tash fluturon, e vdekja s’ka ç’t’i bëjë

9 Shkurt, 2020 - 5:04 pm

Kjo është një poezi të cilën Din Mehmeti e ka shkruar për Nexhmije Pagarushën.

Edhe pse ka botuar disa proza, kritika letrare dhe një dramë, Din Mehmeti njihet kryesisht për poezinë e tij figurative, e cila është botuar që nga viti 1961 deri në vitin 1999 në 16 vëllime. Poezinë e parë e botoi në vitin 1949 në revistën letrare Jeta e Re.

Flora Durmishi, në emisionin e saj në radio na e solli sot poezinë të recituar nga vetë autori. Dëgjojeni recitimin më poshtë.

*

Këndoi e këndoi
Derisa u shndërrua në këngë.

Dashuria për jetë
Ia mori zërin

Këndoi e këndoi
Derisa shkundi shkrumbin
E shpirtit të vet
Derisa bulëzuan pranverat
Në zemrat e njerëzve

Këngës i dolën flatrat
Ajo tash fluturon
Mbi të gjitha fatkeqësitë
E vdekja s’ka ç’t’i bëjë.

Të fundit

Të ngjajshme