“Doja të ishe ajo, në një botë sikur kjo” (VIDEO)

5 Mars, 2018 - 7:00 pm

Mentor Haziri është një nga vokalistët më të mirë të muzikës shqiptare. Dikur ka qenë pjesë e grupit “Kthjellu”, ndërsa tash po vazhdon karrierën e tij edhe si këngëtar solo, shkruan KultPlus.

Rok këngëtari përveç interpretimeve fantastike nëpër qytete të ndryshme në vend, në karrierën e tij ka edhe shumë këngë me të cilat është ngjitur në festivalet shqiptare.

KultPlus sot ju sjellë një këngë të Mentor Hazirit, sa ishte pjesë e grupit Kthjellu. Videoklipi është realizuar në ambient të mbyllur, ndërsa në shumë skena të këtij videoklipi paraqitet edhe aktorja Teuta Krasniqi, e cila më pas transformohet në rolin e Nexhmije Pagarushës, me fytyrën e së cilës edhe përfundon videoklipi i kësaj kënge

Kjo këngë numëron po thuajse një dekadë që kur është publikuar.

Atë ditë kur erdhe ti
Rrugë të gjatë kishe kaluar
Doja të thoja diçka
Dorën s’ta shtrëngoja dot
Ishim bërë aq të panjohur
Ajo ndjenjë nuk ekziston më
Ti në mendje udhëtoje
As vet nuk di qfar kërkoje

(Ref)
Doja të ishe ajo
T’më kuptoje si gjithmonë
Doja të ishe ajo
Në një botë sikur kjo

Më thanë se kishe qajtur edhe sonte
Kam frikë se mos është bërë vonë
A thua mori fund edhe kësaj here
E gjithë ajo që ne mendonim

(2x)
Doja të ishe ajo
T’më kuptoje si gjithmonë
Doja të ishe ajo
Në një botë sikur kjo

Të ngjajshme