26 Maj, 2025 - 5:35 pm
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa është shpallur si artistja më e kilikuara në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2024. Raporti i “Phonographic Performance Limited”, e renditi Dua Lipën si artisten më të klikuar.
Për Dua Lipën kjo është hera e dytë që ajo merr këtë titull. Në vitin 2020 ajo u rendit po ashtu si artistja më e dëgjuar nga britanikët.
“Është një nder i vërtetë të emërohem artistja më e klikuar në Mbretërinë e Bashkuar për herë të dytë. Viti 2024 ishte një vit i jashtëzakonshëm dhe jam shumë mirënjohëse për të gjithë ata që kanë mbështetur muzikën time në radio, televizion dhe në vende të ndryshme në të gjithë vendin”, tha e emocionuar Dua Lipa.
Sipas raportit këngët e Dua Lipës klikohen mesatarisht 400 herë në ditë dhe më e preferuara në gjithë repertorin e saj është “Houdini”.
Lipa zbriti nga “froni” Ed Sharen, i cili për tre vjet mbajti titullin si këngëtari më i preferuar në Britani. Raporti e renditi Ed Sharen në vendin e tretë, kurse në vend të dytë Taylor Swift. Në vendin e katërt u rendit David Guetta, kurse në vendin e pestë Coldplay./KultPlus.com