Dua Lipa dhe Elton John me një energji të paparë, interpretojnë “Cold Heart” në Los Angeles (VIDEO)

21 Nëntor, 2022 - 8:30 pm

Ylli kosovar i muzikës botërore, Dua Lipa, po vazhdon të shijojë sukseset e këngës së saj të fundit ‘Cold Heart’ në bashkëpunim me legjendën e muzikës, Elton John, shkruan KultPlus.

Kënga e dyshes së njohur ishte renditur e para në Britani të Madhe, duke lënë pas emra të njohur të muzikës botërore si Ed Sheeran, Nicki Minaj dhe Jesy Nelson. Kjo këngë e mahnitshme është performuar mbrëmë në skenën e stadiumit “Dodger”, në një mënyrë brilante, teksa ishte edhe surprizë ndaj fansave që kur e panë Lipën në skenë, brohoritën në masë të madhe.

Të përqafuar së bashku, dyshja e shijoji momentin deri në maksimum. Pamjet e tyre vezulluese morën vëmendje tjetër të veçantë, duke shpërfaqur kështu një elegancë moderne që pa masë i shkonte dukjes së tyre në skenë.

Performanca u transmetua ‘live’ në platformën Disney+. Ndërsa, në koncertin e John që shënohet si i fundit i tij, përveç muzikantëve të tjerë, ai nderoi edhe këngëtaren shqiptare Dua Lipa.

“Cold Heart” erdhi në një mënyrë tejet të fuqishme, në një stadium të mbushur deri në pykë. Krejtësisht në mënyrë të drejtpërdrejt, zëri i tyre buçonte deri në kulm, teksa të pranishmit kërcenin me buzëqeshje të shumta në fytyrë.

Më poshtë KultPlus ua sjell një segment të shkurtër të kësaj performance. / KultPlus.com

Të ngjajshme