Dua Lipa do të performojë sonte në Çmimet Grammy 2024

4 Shkurt, 2024 - 11:01 pm

Ceremonia e ndarjes së çmimeve Grammy për këtë vit, e cila do të zhvillohet në Los Angeles të dielën, do të fillojë me performanca të disa emra të njohur artistësh botërorë.

Ndër yjet që do të performojnë në këtë ceremoni, do të jetë edhe këngëtarja shqiptare Dua Lipa, raportoi të dielën BBC-ja.

Ajo është nominuar për dy çmime Grammy me ‘Dance The Night”, për Këngën e Vitit.

Përveç saj, Billie Eilish, Joni Mitchell dhe U2, pritet ta zbukurojnë skenën e Grammy Awards 2024.

Ylli i zhanrin R&B, SZA do të kryesojë me gjithsej nëntë nominime.

Yjet e Chart-it, Taylor Swift, Olivia Rodrigo, Miley Cyrus, Lana Del Rey dhe Ice Spice gjithashtu kanë nominime të shumta.

Më shumë se 80 çmime do të shpërndahen në atë që quhet “ceremonia e premierës” në orën 20:30.

Shfaqja kryesore, e cila do të fillojë në orën 01:00 të së hënës, do të transmetohet drejtpërdrejt në SHBA në CBS. / KultPlus.com

Të ngjajshme