Dua Lipa është zyrtarisht këngëtarja më e suksesshme në Britani për këtë vit

7 Korrik, 2018 - 12:10 pm

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa është zyrtarisht artistja më e mirë britanike për vitin 2018 deri tani, përcjellë KultPlus.

Dua Lipa deri tani ka tre këngë të cilat janë më të shiturat për këtë vit në Britani të Madhe.

Kënga “One Kiss” së bashku me Calvin Harris është kënga më e shitur nga një këngëtare për këtë vit.

Kënga ‘IDGAF’ është në vendin e gjashtë duke pasur 509 mijë shitje.

Dua Lipa, e cila ka fituar dy çmime në Brit Awards 2018, si artistja më e mirë femër dhe si artistja më e mirë depërtuese në Britani – “British Breakthrough Act”, është po ashtu në krye të 10-shes më të mirë në toplista për këtë gjysmë vit. / KultPlus.com

Të ngjajshme