Dua Lipa ka publikuar këngën e re nga albumi “Future Nostalgia”

10 Korrik, 2020 - 4:29 pm

Këngëtarja kosovaro-britanike, Dua Lipa, sot në orën 14:00 e solli premierën e videoklipit më të ri muzikor me titull “Hallucinate”, në kanalin YouTube.

Videoklipi i shumëpritur është realizuar në formatin animacion, për të ilustruar më mirë vetë temën e këngës, por edhe ngase xhirimet e videoklipeve janë bërë më të vështira për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Duke qenë se i gjithë albumi “Future Nostalgia” përmbanë këngë tejet ritmike të inspiruara nga muzika e viteve ’80, Lipa e sjellë një videoklip shumëngjyrësh i cili transmeton energji pozitive, në këto ditë të vështira të izolimit dhe pasigurisë.

Duke e promovuar këngën, ajo në faqen e saj të Instagramit ka shruar: “Halucinate ka arritur!! E krijuar me shumë dashuri gjatë karantinës ♥. Faleminderit ekipit realizues që më kanë ndihmuar ta jetësoj ketë ide. Shpresoj që ju pëlqen!”

“Future Nostalgia”, është albumi dytë i këngëtares i incizuar në studio i publikuar në kohë jo të zakonshme, kur shumë artistë i kishin shtyrë lansimet e projekteve muzikore për shkak të situatës së shkaktuar nga pandemia. Prej publikimit të tij, fansat e Dua Lipës i kanë kërkuar asaj vazhdimisht t’iu realizojë këngëve edhe videoklipe.

Dëshirat e tyre ishin të ndryshme, disa duke e kërkuar videoklipin e këngës “Love Again” e disa të tjerë të “Levitating”, por siç duke bukuroshja me prejardhje kosovare ka vendosur ta zgjedhë pikërisht këngën “Hallucinate” për ta vizuelizuar.

Të ngjajshme