Dua Lipa kryeson top-listën latine në Billboard, rrëzoi nga froni “Mamacitan”

5 Gusht, 2020 - 11:00 pm

Bashkëpunimi i Dua Lipës me J Balvin, Bad Bunny dhe Tainy po rezulton mjaft i suksesshëm.

Kënga “Un dia” renditet e para në top-listën e Billboardit “Hot Latin Songs”.

Bashkëpunimi i tyre, i publikuar në 24 korrik, rrëzoi nga froni një bashkëpunim tjetër, atë nga Black Eyed Peas, Ozuna dhe J. Rey Soul me këngën “Mamacita” që qëndroi në krye të listës për tri javë.

Kjo këngë shënon dhe debutimin e Dua Lipës në top-listën latine të Billboard dhe tash po e kryeson atë.

Billboard ka disa top-lista për zhanre të ndryshme. Renditja e këngëve në top-listën “Billboard” bazohet në shitjet, transmetimin në radio dhe shkarkimet e këngëve online në SHBA.

Të ngjajshme