Dua Lipa me rekord, artistja e parë dhe e vetme në botë që ka tri këngë me nga dy miliardë dëgjime në Spotify

11 Janar, 2024 - 8:15 pm

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, po vazhdon të shënojë rekorde në historinë e muzikës globale.

Kësaj here ajo është bërë artistja e parë dhe e vetme aktualisht në botë, e cila ka tri këngë me nga dy miliardë dëgjime në platformën më të madhe të muzikës në botë, Spotify.

Këtë lajm e ka njoftuar shtëpia e saj diaskografike, Warner Records, përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

“Urime për Dua Lipën e cila bëhet artistja e parë femër me nga dy miliardë dëgjime në Spotify në tri këngë të saj”, ka shkruar Warner Records në Instagram.

Më saktësisht, tri hitet e Duas që shënojnë këtë arritje janë “New Rules”, “Dont Start Now” dhe “One Kiss” në bashkëpunim me DJ Calvin Harris.

Dua Lipa (Foto: Dua Lipa/Instagram)

Dua Lipa përndryshe ka konfirmuar se gjatë vitit 2024 do të publikojë albumi ne saj të ri, njëherësh të tretin në karrierën e saj pas dy albumeve shumë të suksesshme në të kaluarën, “Dua Lipa” në vitin 2017 dhe “Future Nostalgia” në 2020.

Ajo publikoi gjatë nëntorit të vitit të kaluar këngën e saj më të fundit “Houdini”, e cila njëherësh është kënga e parë e albumit të saj në ardhje. /KultPlus.com

Të ngjajshme