Dua Lipa rrëmben çmimin “Best pop” në MTV EMA 2018

4 Nëntor, 2018 - 10:16 pm

Dua Lipa, ylli nga Kosova që po shndërrohet në një sensacion muzikor në botë sapo ka rrëmbyer çmimin “Best Pop” në MTV EMA, shkruan KultPlus.

Ajo ka qenë e nominuar për gjithsej katër çmime në këtë ngjarje të madhe muzikore që këtë vit po mbahet në Spanjë. “Best singer”, “Best Pop”, “Best look” dhe “Best UK & Ireland UK” janë nominimet e Dua Lipës.

Krahas saj atje është edhe këngëtari shqiptarë Ermal Meta dhe Bebe Rexha e cila ishte e nominuar për çmimin “Kënga më e mirë”, shkruan KultPlus.

“MTV EMA 2018” po zhvillohet në “Bilbao Exhibition Centre”, në Spanjë./ KultPlus.com

Të ngjajshme