Dua Lipa shpërblehet me çmim edhe në NRJ Music Awards

11 Nëntor, 2018 - 4:50 pm

Vetëm një javë pasi u shpërblye në ngjarjen prestigjioze MTV EMA Awards, Dua Lipa mbrëmë ka rrëmbyer edhe një çmim tjetër në “NRJ Music Awards”, që u mbajt në Francë.

Këngëtarja nga Kosova që po pushton skenat më të njohura, mbrëmë është shpërblyer me çmimin “Most Streamed Song” për këngën “One Kiss”, e cila është bashkëpunimi i saj i suksesshëm me Calvin Harris, shkruan KultPlus.

Pos kësaj, Dua Lipa atje është ngritur në skenë edhe për të performuar hitet e saj ndërsa është komentuar mjaft shumë për dukjen e saj plot glam në fustanin e zi./ KultPlus.com

Të ngjajshme