Dua Lipa sjell pamje nga prapaskenat e klipit “Prisoner” me Miley Cyrus

22 Nëntor, 2020 - 3:06 pm

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, para pak ditësh ka publikuar bashkëpunimin e saj të parë me Miley Cyrus. Kënga e tyre titullohet ‘Prisoner’ dhe deri më tani ka marrë shumë komente pozitive, shkruan KultPlus.

Në një postim në Instagaram Lipa ka falënderuar të gjithë për dashurinë që i ofruan pas publikimit të këngës së re.

“Faleminderit për të gjithë dashurinë për Prisoner. Ne jemi shumë krenare për këtë këngë”, ka shkruar ajo.

Ajo njëherësh ka sjell disa imazhe nga prapaskenat e klipit, ku shfaqet në poza atraktive bashkë me Miley Cyrus./ KultPlus.com

Të ngjajshme