Dua Lipa vazhdon të kryesojë në listën ‘Top Global Albums’ në Spotify

26 Prill, 2021 - 4:58 pm

Albumi  ‘Future Nostalgia’ i këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa gjendet në top listën e ‘Spotify’, shkruan KultPlus.

Këtë e tregon edhe vetë profili i Spotify në Instagram, të cilët kanë publikuar një postim me statistika të albumeve më të mira dhe Dua ishte në krye të top listës me “Future Nostalgia”.

Me anë të postimit të fundit, Dua lajmëroi fansat se ajo u rendit artistja me albumin në vendin e dytë.

Dua natën e mbrëmshme ka performuar krah Elton John në mbrëmjen para “Oscars”, ku edhe tha se ndihet me shumë fat që iu dha mundësia për këtë performancë./ KultPlus.com

Të ngjajshme