Ed Sheeran e befason një çift, u tregon gjininë e foshnjës në kocert (VIDEO)

6 Gusht, 2023 - 8:01 pm

Këngëtari britanik, Ed Sheeran, e ka ndihmuar një familje në mënyrën më perfekte.

32-vjeçari e ka ndërprerë koncertin e tij në Kansas City të shtunën për të dëgjuar dëshirën e një çifti që dëshironin të zbulonin gjininë e foshnjës së tyre.

Kantautori më pas postoi një video të momentit në Instagram të shtunën, duke treguar reagimin e çiftit që ishte në turmë.

“Ky është zbulimi im i parë i gjinisë së një foshnje”, ka shkruar Sheeran në postimin e tij.

Në video këngëtari shihet se e lexon një zarf që çifti ia kishte dhënë, dhe del se gjinia e foshnjë së tyre është vajzë, shkruan People, transmeton Klankosova.tv./KultPlus.com

Të ngjajshme