Edicioni i dytë i Festivalit “Kokrrat e Rrushit Këndojnë” mbyllet me sukses

4 Tetor, 2023 - 11:54 pm

Edicioni i dytë i “KOKRRAT E RRUSHIT KËNDOJNË” përfundoi me emocion dhe magji, duke paraqitur 17 solistë që shfaqën performanca të jashtëzakonshme dhe duke pasuruar edicionin e dytë të këtij festivali. Këtë vit, në festival u shtua një çmim shumë i rëndësishëm, “Çmimi i Poetit Xhevdet Bajraj”.

Në kategorinë e parë, rezultatet ishin si më poshtë:

  • Çmimi i I – Junior, Era Osmani
  • Çmimi i II – Luesa Rushani
  • Çmimi i III – Altida Berisha
  • Kompozimi më i mirë dhe “Çmimi i Poetit Xhevdet Bajraj” – Luesa Rushani
  • Deputantja më e mirë – Altida Berisha
  • Dueti më i mirë dhe “Grand Prix” – Luna dhe Mjalta Lushaj
  • Çmimi i Publikut – Leonita Ahmeti
  • Interpretimi më i mirë – Bora Salihu
  • Interpretimi dhe Orkestrimi më i mirë – Nejla Ibrahimi
  • “Grand Prix” – Lea Llapashtica

Në kategorinë e dytë, rezultatet ishin si më poshtë:

  • Çmimi i I – Eliza Dula
  • Çmimi i II – Dueti, Menido Gura dhe Xhulina Hidraliu
  • Çmimi i III – Dueti, Ornela dhe Dionesa Shala
  • Çmimi i Festivalit “Kokrrat e rrushit këndojnë” – Etna Lima
  • “Çmimi i Poetit Xhevdet Bajraj” – Eliza Dula
  • “Dueti më i mirë” – Ornela dhe Dionesa Shala
  • Interpretimi më i mirë – Sara Rexha
  • Çmimi i Publikut dhe Prezantimi më i mirë në skenë – Alisa dhe Ana Xhekaj
  • Interpretimi dhe Kompozimi më i mirë – Albina Idrizi
  • “Çmimi i Poetit Xhevdet Bajraj” – Eliza Dula
  • Prezantimi më i mirë në skenë dhe Teksti më i mirë – Rina Uka
  • “Grand Prix” – Sumeja Jakupi

Po ashtu, tre ambasadorë të rinj të paqes u emëruan nga Ejona Icka, Sekretare e Përgjithshme e UPF Kosovë, nga fituesit e festivalit “Kokrrat e rrushit këndojnë”: Çmimi i Festivalit, Çmimi i I kategorisë së parë dhe Çmimi i I kategorisë së dytë.

Ky festival nuk ka sjellë njohje vetëm në Rahovec, por ka sjellë talentet nga treva të ndryshme, duke nxitur lidhjet midis autorëve, tekst-shkruesve, kompozitorëve, orkestruesve dhe prindërve. /KultPlus.com

Të ngjajshme