Elina Duni, mbrëmje muzikore në New York

29 Shkurt, 2020 - 7:55 pm

Këngëtarja e njohur shqiptare e muzikës xhaz nga Zvicra, Elina Duni, së bashku me grupin e saj do të përkujdesen për një mbrëmje të muzikës live në New York.

Elina ka lindur në Tiranë, derisa në vitin 1992 ishte zhvendosur në Cyrih, ku ka studiuar për piano klasike në Gjenevë, duke u zbuluar si një këngëtare mjaft e talentuar, shkruan albinfo.ch.

Duni dhe grupi i saj (Rob Luft në gitarë, Gent Rushiti, Tom McCredie Bass, Corrie Dick, DRUMS) do të perfermojnë në New York më 12 dhe 13 mars.

Duni vlerësohet për talentin dhe zërin e saj të veçantë dhe është renditur disa herë në krye të listave me këngëtarët më të mirë të muzikës xhaz. Këngëtarja njihet edhe për përpunimin e shumë këngëve të vjetra shqipe dhe albumet e saj “Baresha”, “Lume lume” dhe “Matanë malit”.

Të fundit

Të ngjajshme