Elina Duni sjell “Kanga e Kurbetit” (VIDEO)

10 Qershor, 2019 - 10:53 am

Jazz kompozitorja shqiptaro-zvicerane, Elina Duni ka sjell një tjetër performancë të shkëlqyer, shkruan KultPlus.

Me paraqitjen e saj engjëllore e zërin magjik, ajo sjell “Kanga e Kurbetit” live, një interpretim i jashtëzakonshëm që është pëlqyer shumë nga adhuruesit e muzikës së Elinës të cilët kanë filluar menjëherë ta shpërndajë këtë video që përcjell shumë emocion.

Video është realizua nga France Television, ka njoftuar Duni.

“Filmed by France Television…a moment from Kanga e Kurbetit @jazz sous les pommiers…”, shkruan ajo në Facebook.

Me tingujt e saj unik të gërshetimit te tradicionales dhe jazzit, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, që nga viti 2012 ka nënshkruar kontratë me ECM Records. Ajo pa dyshim është një prej artisteve të rralla krijuese dhe interpretuese. / KultPlus.com

Të ngjajshme