Elina Duni vjen me videoklipin e ‘Let Us Dive In’

2 Qershor, 2018 - 8:54 pm

Elina Duni ka publikuar videoklipin e këngës “Let Us Dive In”.

Kjo këngë është pjesë e albumit të saj të fundit “Partir”, të cilin e kishte publikuar më 27 prill.

Videoklipi është bërë me regji të Kleidi Eskit, të cilin Elina Duni e ka falënderuar përmes një postimi në Facebook.

Në videoklip performojnë edhe Rosella Pellicciotti dhe Robert Nuha.

“Faleminderit Kleidi Eski për talentin tënd të jashtëzakonshëm, dhe faleminderit Anima Pictures për mbështetjen e çmueshme dhe faleminderit për vallëzimin Rosella e Robert”, ka shkruar Elina Duni.

Të ngjajshme