Eliza Hoxha, mysafirja e radhës në ‘KultWoman’

5 Mars, 2019 - 9:30 am

Do të jetë Eliza Hoxha, mysafirja e radhës në kuadër të ngjarjeve ‘KultWoman me…’.

Organizuar prej KultPlus – të parës gazetë online shqiptare për art dhe kulturë, me datë 6 mars duke filluar prej orës 17:00 mund ta takoni Elizën dhe ta dëgjoni rrëfimin e saj inspirues.

Eliza, një arkitekte dhe një artiste e formuar, do ta ndajë me audiencën tregimin e saj të suksesit, vështirësitë e këtij rrugëtimi por edhe përmbushjen e saj në të gjitha projektet që ajo i realizon me shumë sukses.

‘KultWoman me…’ e ka këtë qëllim, të sjellë në vëmendje gratë të cilat ndër vite i kanë dhuruar shumë artit dhe kulturës në vend.

Me Elizën përmbyllet cikli i parë i grave pjesëmarrëse. E nisëm me Leze Qenën, më pas me Pranvera Badivukun, Zake Prelvukajn, Ilire Vincën dhe Lejla Pulën.

Ngjarja mbahet në Qendrën Informative dhe Kulturore të Bashkimit Evropian.

https://www.youtube.com/watch?v=l4XIWGhwHKk

Ju ftojmë në këtë ngjarje, e cila është e hapur për të gjithë.
‘KultWoman me…’ është projekt i realizuar prej KultPlus, i financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të ‘Kultura për Ndryshim’

Të ngjajshme