‘Vendosa të mos ecja në hijen e askujt, nëse dështoj ose s’kam sukses të paktën kam bërë ashtu siç besoj’

18 Gusht, 2019 - 3:30 pm

Whitney Houston ishte këngëtare e zhanrit pop dhe R&B, aktore, producente filmi dhe modele nga Shtetet e Bashkuara. Më 2009, Guinness World Records e konsideroi atë si femra më e shpërblyer (për sa i përket çmimeve të ndryshme) e të gjitha kohërave. Çmimet e fituara prej saj përfshijnë dy Emmy Awards, gjashtë Grammy Awards, 30 Billboard Music Awards dhe 22 American Music Awards, së bashku në total 415 çmime gjatë gjithë jetës së saj. Houston ishte gjithashtu një nga artistet më të shitura të botës, me më shumë se 170 milion albume të shitura.

Houston është artistja e vetme që ka pasur shtatë vende të para të njëpasnjëshme në listën e Billboard Hot 100. Albumi i saj i vitit 1985 Whitney Houston u bë një nga albumet më të shitura nga një artiste femër në kohën e daljes së tij në treg. Albumi u konsiderua si më i miri i vitit 1986 nga revista e mirënjohur Rolling Stones dhe u rendit nga kjo revistë në vendin e 254 në Listën e 500 albumeve më të mirë të të gjitha kohërave. Albumi i saj i dytë Whitney (1987) u bë albumi i parë nga një artiste femër që të zërë vendin e parë në listën e albumeve Billboard 200. Ky kalim i menjëhershëm i Whitney-t në listat më të njohura muzikore dhe rëndësia e madhe që kishte në MTV, duke e filluar me videon “How Will I Know”, ndikoi që shumë artiste femra Afrikano-Amerikane të ndiqnin hapat e saj.

KultPlus sjellë për ju disa nga thëniet e saj të famshme:

Vendosa shumë kohë më parë kurrë të mos ecja në hijen e askujt; nëse dështoj, ose nëse kam sukses të paktën kam bërë ashtu siç besoj.

Unë jam ose miku im më i mirë ose armiku im më i keq.

Që në fillim, kamera dhe unë ishim miq të shkëlqyeshëm. Ajo më do, dhe unë e dua atë.

Kur vendosa të bëhem këngëtare, nëna ime më paralajmëroi se do të isha shumë e vetmuar. Në thelb të gjithë jemi të vetmuar. Vetmia vjen me jetën.

Ju mund të mashtroni njerëz. Ju mund të mashtroni këdo në çdo kohë të ditës, por nuk mund të mashtroni veten. Natën, kur shkon në shtëpi, duhet të përballesh me veten.

Kam disa shenjtorë të mirë atje jashtë – ashtu është – që luten vazhdimisht për mua. Duhet patjetër t’i kesh ata. Dhe i kam.

Unë jam një person që kam jetë dhe dëshiron të jetojë, dhe gjithmonë dua të jetoj.

Më pëlqen të jem një grua, madje edhe në botën e burrave. Mbi të gjitha, burrat nuk mund të veshin fustane, por ne mund t’i veshim pantallonat.

Do të qëndroja në dhomën time për ditë të tëra, vetëm për ta mbledhur veten, për të ditur se cila do të ishte faza ime tjetër. /KultPlus.com

Të ngjajshme